Së shpejti në Tiranë

Ke një punë?
Bitise.

Lëviz, riciklo apo dhuro. Një dorë aty pranë, kur të duhet.

Si funksionon
Dy ndihmës lëvizin së bashku një divan në një lagje të Tiranës.
Një punë më pak për ty.Një mundësi më shumë për dikë.

Për punët që presin.
Për njerëzit që ndihmojnë.

Një lidhje e thjeshtë mes teje
dhe dikujt aty pranë.

Një dorë për çdo punë

Çfarë ke për të bitisur?

Dy persona lëvizin së bashku një divan pranë një furgoni në Tiranë.

Nga këtu, atje ku të duhet.

Një divan, disa kuti apo një fillim i ri. Gjej ndihmën dhe mjetin e duhur për t’i lëvizur.

  • Makina, furgoni apo kamioni i duhur
  • Një ose dy persona, sipas punës

Ti e poston.
Së bashku e bitisni.

Nga një foto te një punë e kryer, në pak hapa.

Posto punën

Shto një foto, përshkrimin, vendin dhe çmimin që ofron. Na trego çfarë të duhet.

Zgjidh ndihmësin

Njerëzit pranë teje ofrohen të ndihmojnë. Shih profilet dhe zgjidh atë që të përshtatet.

Bitise punën

Bini dakord, kryeni punën dhe konfirmoni përfundimin. Kaq. Një punë më pak për ty.

Ndihma nis me besimin.

Telefon i verifikuar, identitet i kontrolluar dhe miratim nga ekipi për çdo ndihmës.

Dy njerëz të lagjes pranë furgonit të tyre, gati për të ndihmuar.

Për ata që japin një dorë

Ndihmo dikë.
Fito për punën tënde.

Ke një makinë, një furgon apo pak kohë të lirë? Bitise të lidh me njerëzit që kanë nevojë për ty.

  • Zgjidh punët që të përshtaten
  • Puno sipas orarit tënd
  • Dije çmimin përpara se të pranosh

Mirë ta dish.

Disa përgjigje, përpara se të bitisim punën e parë.

Ku do të mund ta përdor Bitise?

Fillojmë në Tiranë. Po e ndërtojmë Bitise për njerëzit dhe punët e përditshme të qytetit tonë. Qytete të tjera do të vijnë më vonë.

Kush e vendos çmimin?

Ti e cakton çmimin kur poston punën. Ndihmësit ofrohen ta kryejnë me atë çmim. Për punë që kërkojnë dy persona, çmimi është për të gjithë punën.

Si bëhet pagesa?

Në fillim, pagesa bëhet me cash drejtpërdrejt mes teje dhe ndihmësit. Bitise do të jetë falas për t’u përdorur. Dhurimet nuk kanë pagesë.

Çfarë duhet për të qenë ndihmës?

Do të të duhet një telefon i verifikuar, foto profili, verifikim identiteti dhe miratim nga ekipi ynë. Për punët me transport, duhet edhe mjeti i përshtatshëm.

Kur mund ta shkarkoj aplikacionin?

Po e përgatisim për iOS dhe Android. Aplikacioni nuk është ende i hapur për përdorim. Datën dhe lidhjet e shkarkimit do t’i ndajmë këtu kur të jetë gati.

Më pak punë në mendje.
Më shumë kohë për ty.

Së shpejti në telefonin tënd. Fillojmë në Tiranë.

Fillojmë në Tiranë

Po bëhemi gati.

Bitise po vjen për iOS dhe Android. Do t’i ndajmë këtu datën e hapjes dhe lidhjet e shkarkimit, sapo të jetë gati.

iOSAndroid

Fillojmë në Tiranë

Një dorë si e jotja.

Kur të hapet aplikacioni, do të mund të krijosh profilin tënd si ndihmës. Ja çfarë të duhet për të filluar: